Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Një 23-vjeçar shqiptar në Melzo është arrestuar për shitje kokaine dhe deklarim të rremë identiteti. Ndërsa kontrollonte zonën, patrulla e policisë vuri re një makinë të vogël të ndaluar, brenda së cilës ndodhej një i ri. I riu paraqiti dokumentet e identitetit të vëllait të tij binjak, me qëllim që të mos i zbuloheshin precedentët penalë. Kur kontrolluan makinën, policët zbuluan dy enë cilindrike të fiksuara poshtë timonit, ku ishin fshehur disa doza kokaine të paketuara dhe të mbyllura hermetikisht, me peshë rreth 40 gramë. Verifikimet e mëtejshme dhe gjurmët e gishtërinjve konfirmuan më pas identitetin e vërtetë të shqiptarit. Ai është lënë nën arrest shtëpie, nën mbikëqyrje me byzylyk elektronik.