Itali/ E mitura shqiptare nën hetim, publikonte në TikTok përmbajtje me karakter xhihadist

Itali/ E mitura shqiptare nën hetim, publikonte në TikTok përmbajtje me karakter xhihadist

Një vajzë e mitur me origjinë shqiptare, po hetohet për radikalizim xhihadist dhe përhapje të propagandës terroriste në rrjetet sociale. E mitura, e cila banon në provincën e Raguzës, në Itali dyshohet se publikonte në TikTok përmbajtje me karakter xhihadist.Aktiviteti i saj në rrjetet sociale ka ngritur alarmin e AISI-t, shërbimit italian të sigurisë së brendshme, i cili njoftoi autoritetet gjyqësore në Sicili. Sot, ndaj të miturës është vendosur një masë sigurie, duke e sistemuar në një qendër komunitare për shkak të moshës së saj. E mitura akuzohet për vetëtrajnim dhe për apologji të terrorizmit, edhe me karakter ndërkombëtar. Masa është dhënë nga Prokuroria për të Miturit në Katania dhe është ekzekutuar nga Drejtoria e Hetimeve të Përgjithshme dhe Operacioneve Speciale (Digos) në Raguzë. Një sërë...