Itali/Doli nga makina për të vendosur trekëndëshin e emergjencës, humb jetën 20-vjeçari, djali i vetëm i një familje shqiptare
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, Thomas Qirjaj, në orët e para të së premtes, më 30 tetor, në autostradën A1, pranë Melegnanos në Itali. Sipas mediave italiane, Thomas udhëtonte me katër miq në një automjet Volvo me targa zvicerane. Pasi kaloi pikën e pagesës së autostradës, drejtuesi humbi kontrollin dhe makina u përplas me barrierën ndarëse të korsive. Pas aksidentit, 20-vjeçari doli nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës dhe për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë. Në ato çaste, ai u godit nga një SUV, që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Modena. Thomas u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, në Vizzolo, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve. Në dhjetor do të mbushte 21 vjeç Thomas kishte lindur...
Burimi:
kohajone.com