“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Analisti Mentor Kikia ka deklaruar në emisionin “3D” të RTSH1 se ngjarja e fundit nuk mund të trajtohet si një episod i shkëputur apo si një çështje rozë, por si dëshmi e vënies së mekanizmave shtetërorë në shërbim të eksponentëve të krimit. Sipas Kikias, përpjekjet për ta spostuar vëmendjen te detajet periferike dëmtojnë problematikën reale. “Ky nuk është një skandal seksual. Ky është një skandal shtetëror që tregon se si institucionet janë vënë në shërbim të krimit,” deklaron ai, duke nënvizuar se përplasja me ligjin e zyrtarëve të lartë zbulon degradimin e disa strukturave paralele. “Edhe këto të dyja që janë mjaftueshëm ulëritëse për të kuptuar jo thjesht rrënimin e një institucioni, por rrënimin e një zinxhiri institucionesh të rëndësishme shtetërore. Duhet të kuptojmë një...