Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar. Si pasojë është arrestuar shtetasi i identifikuar si Edison Ndoja pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Blutë bëjnë me dije se vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. Njoftim i Policisë: Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë. Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar...