“Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

“Ishte e pabesueshme kur e lexova”, De Biasi reagon për spekulimet e fundit

12 Qershor 2025 16:40 Telesport Gianni De Biasi ka mohuar kategorikisht lajmet e përhapura së fundmi në media për një kalim të mundshëm te klubi i Flamurtarit. I kontaktuar nga Euronews Albania, tekniku italian u shpreh i habitur nga spekulimet dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim me klubin vlonjat. “Është diçka e pabesueshme… Nuk kam folur kurrë me dikë nga Flamurtari… dhe shumë gazetarë më telefonojnë për këtë,”- deklaroi De Biasi në një përgjigje për gazetarin Enriko Gabaj. Gianni De Biasi mbetet një figurë ikonike në futbollin shqiptar, pasi është trajneri i parë që udhëhoqi Shqipërinë drejt një...
Burimi: Telesport.al