Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Një i burgosur në burgun e Reçit i ka dhënë fund jetës. Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur me litar në ambientet e dusheve të burgut. Llapushi, banues në Çekin të Gramshit, vuante dënimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, në vitin 2015. Në atë kohë, ai sapo ishte kthyer nga emigrimi në Greqi dhe pas një konflikti në një tokë në Gramsh mbyti bashkëshorten. Pas ngjarjes, Llapushi u dorëzua në polici dhe pranoi krimin. Çifti kishte dy fëmijë. Gjatë viteve të vuajtjes së dënimit, 49-vjeçari kishte pasur shumë pak kontakte me familjarët, me vetëm dy takime të regjistruara, në vitet 2023 dhe 2025. Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por Llapushi u dënua me 24 vite e 4 muaj burg...