Ishte ai që futi Amerikën në luftë me ne/ Irani shpërthen dhe akuzon Netanyahun

Ishte ai që futi Amerikën në luftë me ne/ Irani shpërthen dhe akuzon Netanyahun

Teherani hedh akuza të forta ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e akuzuar se ka ndikuar mbi Uashingtonin për ta përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin me Iranin. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e ka cilësuar Netanyahun një “gjarpër”, duke pretenduar se ai ka manipuluar administratën amerikane për t’i shërbyer interesave të Izraelit. Në një postim në platformën X, Araghchi iu referua deklaratave të Netanyahut në hebraisht, duke pretenduar se kryeministri izraelit është shprehur se ka arritur të ndikojë mbi politikën amerikane dhe ta shtyjë Uashingtonin drejt përplasjes me Teheranin. Sipas kryediplomatit iranian, Netanyahu ka përdorur edhe daljet e shpeshta në mediat amerikane për të ushtruar ndikim mbi opinionin dhe politikën në SHBA. Araghchi pretendon gjithashtu se Netanyahu përdor mesazhe të ndryshme në varësi të audiencës:...