Ishin kthyer në tmerrin e vjedhjes së makinave në Vlorë dhe Orikum, arrestohen 2 autorët e dyshuar!
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pas dy operacioneve policore të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit për zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe tentativës për vjedhjen e automjeteve. Njëri prej tyre, 63 vjeç, u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte një automjet tip “Citroen” në lagjen “Pavarësia”, ndërsa personi tjetër dyshohet se ka vjedhur një “Benz” në Bishan dhe më pas ka tentuar të vjedhë një “Jeep” në Orikum. Policia vijon hetimet për të zbardhur raste të tjera të mundshme të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga dy të arrestuarit. Njoftimi i Policisë: “Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione policore për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve. Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Si rezultat i punës intensive hetimore për...
Burimi:
javanews.al