“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

Kreu i PD Sali Berisha i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan ka komentuar vendimin e Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së. “Unë e ndoqa vendimin. Unë nuk di një rast të dytë, që ata që qëndruan për çlirim, liri e dinjitet dënohen njësoj apo më rëndë sesa agresorët. Këto janë dënimet më të rënda që janë dhënë për luftën në ish-Jugosllavi. Populli i Kosovës ka qenë populli më i viktimizuar, i agresuar, i shtypur”, tha ai. Berisha ka theksuar se vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së “është i paqartë”. “Të them të vërtetën, duke u përpjekur ta kuptoj, një kaos i vërtetë! I paimagjinueshëm, kaos ligjor! Gjykata do ngrihej për akuzat e tmerrshme të Dick Marty-t, por se kjo akuzë doli shpifje”,...