Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ish-tenistja serbe konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme…
23 Korrik 2025 12:47 Alfred Lleshi Ish-tenistja serbe Ana Ivanovic ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanovic, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket tre fëmijëve të saj”. Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanovic ishin martuar në vitin 2016. Prej kohësh kishin qarkulluar thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre. Në qershor, ish-mesfushori ishte parë në shoqërinë e një partnereje të re....