Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Një masë arresti për drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kontrolli i banesës së një prej zyrtarëve më të lartë të Policisë së Shtetit ishin goditja e fortë që tronditi opinionin publik në 24 orët e fundit. Por goditja nuk ishte vetëm institucionale. Menjëherë pas arrestimit të Vlora Hysenit, në media nisën të qarkullojnë pjesë të dosjes hetimore, duke nxjerrë në dritë komunikime të saj me Ergys Agasin, një prej personave të arrestuar në dosjen e AKSHI-t. Për këtë çështje, ish-kreu i krimeve të rënda, Eugen Beci, shpjegoi elementët parimorë të kësaj dosje, duke shtuar se SPAK-ut nuk i interesojnë telefonatat mes Hysenit dhe Agasit. Beci ngriti pyetjen se në këtë mes mund të ekzistojnë klane, të cilat mund të sjellin edhe kundërgoditje. “Proceduralisht, organi...