Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ish-presidenti, kritik me drejtimin aktual: Ky grup njerëzish nuk njeh asgjë nga Juventusi
Gjatë një interviste në “Radio Bianconera”, në emisionin “Fuori di Juve”, ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, komentoi situatën aktuale te bardhezinjtë, duke nisur nga merkatoja:“Derisa të mbyllet çështja Vlahovic, nuk mund të bëhet pjesa tjetër. Sidoqoftë, shumë tifozë prisnin një fushatë blerjesh më të bujshme. Ka të drejtë Tudor të ankohet, nuk mund ta nisësh fazën përgatitore pa pasur të qartë për shembull situatën e Conceição, që gjithsesi do të ishte një rikthim i këndshëm. Çështja Vlahovic po zvarritet; mund të ishte mbyllur më herët, por nuk duhet të jemi shumë kritikë, dihet si funksionojnë këto negociata”. Më tej...