Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me protestat e dy ditëve të fundit duke shprehur mbështetjen për të rinjtë dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por duke dënuar njëkohësisht dhunën dhe vandalizmin. Përmes një reagimi, Vengu u shpreh se studentët nuk kanë nevojë për orientim politik apo për persona që flasin në emër të tyre, pasi kanë zërin, arsyet dhe të drejtën për të protestuar, por edhe për të zgjedhur të mos marrin pjesë në protesta. “Studentët nuk kanë nevojë për suplement politik që t’i orientojë, as për kujdestarë që të flasin në emër të tyre. Ata kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar. Po aq sa kanë të drejtën të zgjedhin të mos protestojnë”, u shpreh...