Ish- kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me 2 vjet burg, kaluan 5 vite dhe nuk u kap
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ka kërkuar pushimin e ekzekutimit të dënimit për shkak të parashkrimit. Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), me argumentin se kanë kaluar 5 vite nga dhënia e vendimit. Llalla ndodhet në Itali, ku u largua përpara se dënimi i tij të merrte formë të prerë.Ish-kryeprokurori u dënua në pranverën e 2021-shit, ndërsa vendimi u la në fuqi nga Apeli i Posaçëm më 22 shtator 2021. Ai u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në tri episode, që lidheshin me shpenzimet për lindjen e djalit, ndërtimin e katit të tretë të një banese dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e një apartamenti në Durrës dhe...
Burimi:
sarandanews.com