Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Ish-deputeti i PS, Paulin Sterkaj kundër Ramës: Policia s’mund të zgjidhë krizën politike dhe RENEA të mos bëhet instrument!

Reagimi i ish-deputetit të PS, Paulin Sterkaj: Policia nuk mund të zgjidhë një krizë politike. Dhe RENEA nuk mund të bëhet instrument i saj. Kam shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit dhe në drejtimin e forcave speciale. E njoh nga afër përgjegjësinë e atyre që veshin uniformën, vësh tirësinë e përballjes me situata të tensionuara dhe peshën që ka çdo urdhër i dhënë në terren. Pikërisht për këtë arsye, ndiej detyrimin të flas. Policia e Shtetit nuk mund të mbahet pafundësisht nën presionin e një krize që buron nga politika. Efektivëve tanë nuk mund t’u kërkohet të përballojnë ditë pas dite zemërimin e qytetarëve, ndërsa shkaqet e këtij zemërimi mbeten pa përgjigje. RENEA nuk është zgjidhje politike. Është një strukturë me përgjegjësi të...