Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Inzagi motivon Interin: Fitorja e parë me Bajernin nuk mjafton, ta tregojmë në fushë që vlejmë
👁12095
Adriatik BALLA Champions vijon me ndeshjet çerekfinale. Sot në darkë do të luhet një duel i madh, pasi Interi dhe Bajerni i Mynihut përplasen sërish mes tyre, në një duel vendimtar për kualifikimin në gjysmëfinale. Italianët kanë fituar ndeshjen e parë dhe janë në pozita më komode, por gjermanët nuk dorëzohen lehtë. Ndërkohë, trajneri Simone Inzagi ka theksuar se Inter duhet të “harrojë rezultatin” e ndeshjes së parë, por jo paraqitjen, teksa skuadra përgatitet të përballet me Bajern Munih në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në “San Siro”, të mërkurën në mbrëmje. “Zikaltrit” udhëheqin me rezultatin...