Inzaghi: Momenti më i vështirë tek Interi? Jo, po luajmë një gjysmëfinale Champions-i…

Inzaghi: Momenti më i vështirë tek Interi? Jo, po luajmë një gjysmëfinale Champions-i…

Interi kthehet të fokusohet te Liga e Kampionëve pas tri humbjeve radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. Simone Inzaghi e prezantoi sfidën ndaj Barcelonës në konferencën për shtyp. Çfarë prisni nga gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve?Djemtë kanë bërë diçka të jashtëzakonshme deri tani. Java e fundit nuk e fshin punën e bërë gjatë katër viteve, me shumë pengesa dhe shumë qartësi nga ana e klubit. Në tri ndeshjet e fundit duhej të kishim bërë më mirë, por jemi këtu pas katër vitesh për të konkurruar për çdo objektiv, kur disa thoshin se do të ishte e vështirë...
Burimi: Telesport.al