Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inzaghi: Krenar për skuadrën time, bëmë dy paraqitje monstruoze kundër Barcelonës
👁12510
Në fund, Interi ia doli. Pas një gjysmëfinaleje epike në ndeshjen e kthimit, skuadra e Simone Inzaghit mundi 4-3 Barcelonën, pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Mynihut. Feston e gjithë skuadra, feston edhe trajneri zikaltër, i përfshirë emocionalisht në pankinë dhe protagonist i një festimi të ndjerë pas golave të lojtarëve të tij. Ja fjalët e Inzaghit pas ndeshjes, i cili foli për “Sky Sport” për fitoren e jashtëzakonshme të Interit dhe kualifikimin në finalen e madhe: “Duhet t’i bëjmë komplimente edhe Barcelonës, sepse përballuam një skuadër vërtet të fortë. Ishte i...