Inzaghi kërkon yllin e Barcelonës, e sheh si pasues të Mkhitaryan!

Inzaghi kërkon yllin e Barcelonës, e sheh si pasues të Mkhitaryan!

20 Maj 2025 16:39 Telesport Interi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez. Klubi italian e sheh spanjollin si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, i cili është drejt fundit të karrierës dhe nuk e përballon më ritmin e futbollit profesionist. Si lojtar polivalent dhe plot energji, Fermin Lopez ka lënë mbresa këtë sezon. Mesfushori ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 9 asiste me fanellën katalanase në të gjitha kompeticionet. Sipas Mundo Deportivo, Interi po e ndjek dhe së shpejti pritet të bëjë një ofertë. Sigurisht, vështirë që Barcelona të tundohet.
Burimi: Telesport.al