“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

Analisti Frrok Çupi ka komentuar reagimin e Jared Kushner lidhur me projektin e investimit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, Çupi theksoi se projekti nuk dëmton natyrën dhe se investimi parashikohet të arrijë në 4 miliardë euro. Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të forconte praninë dhe ndikimin amerikan në Shqipëri. Analisti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve dhe mbështetjen e SHBA-së për investimet amerikane në vend. “Është mirë që të shikojmë diçka përtej asaj që ka shkuar. Ajo është një tokë e cila është private dhe nuk është shtetërore. Është një investim shumë i mirë dhe që i shërben të ardhmes...