Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

Gazeta spanjolle Infolibre ka shkruar një artikull ku i referohet vrasjes së Artan Myrtajt, 44-vjeçarit në Sarandë të njohur si ‘Tani i Ruzhdiut’ dhe disa episodeve të trafikut ndërkombëtar të drogës në Spanjë. Pa i lidhur drejtpërdrejt ngjarjet si një arsye për vrasjen e Myrtajt, investigimi i Infolibre përshkruan një panoramë të gjerë të krimit të organizuar ndërkombëtar dhe gjurmën që të sjell drejt ‘klanit të Ballkanit.’ Disa prej episodeve kanë ndodhur po në shtator, por siç edhe theksohet, koha nuk nënkupton lidhje të drejtpërdrejtë. Fokusi është një mundësi për të hetuar mbi konfliktet, hakmarrjet dhe përmasat e trafikut të drogës. Artikulli i Infolibre: Në Sarandë, dhuna u rikthye në mes të ditës. Më 20 shtator, Artan Myrtaj, 44 vjeç, u vra me armë zjarri...