Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc
Në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), së bashku me Danilo Vuçiqin, djalin e ish-presidentit të Serbisë, ishte edhe një person në kërkim nga Interpoli – Milan Radoiçiq, raporton mediumi serb “N1”. Siç shihet në pamjet e xhiruara nga ky medium, Milan Radoiçiq ndodhej pranë Danilo Vuçiqit para sallës “Jezero”, ku u mbajt tubimi i SNS-së në Kragujevc. Danilo Vuçiq mbërriti në tubimin e SNS-së i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese. Më pas ata shihen bashkë. Videon mund ta shihni brenda këtij linku të N1 Ish-nënkryetari i Listës Srpska, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, është në kërkim nga Interpoli. Organizata Ndërkombëtare e Policisë, Interpol, lëshoi në dhjetor të vitit...
Burimi:
syri.net