Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë një betejë të fortë

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë një betejë të fortë

“San Siro” bëhet sot në orën 18:00 arena e një prej ndeshjeve më të mëdha të fillimit të sezonit në Itali. Interi pret Napolin, në një duel që premton spektakël dhe që mund të ketë rëndësi të madhe në garën për kreun e kampionatit. Interi e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte. Zikaltrit kanë fituar të dyja ndeshjet e para: 4-1 ndaj Monzës në shtëpi dhe 1-0 ndaj Cagliarit në transfertë. Me 6 pikë, skuadra e Cristian Chivu, vjen me moral të lartë në supersfidën e sotme. Në kampin tjetër, Napoli e nisi kampionatin me një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas, por në javën e dytë pësoi një humbje surprizuese në shtëpi, 1-2 ndaj Comos. Rasmus Hojlund shënoi golin e vetëm të napoletanëve në...