“Interi mund ta fitojë Champions-in”… Totti i thotë sërish “jo” rikthimit te Roma
Francesco Totti, i pranishëm si ambasador i Serie A në prezantimin e albumit të ri “Calciatori Panini”, ka folur për Romën, Interin, Champions League, trajnerët dhe kombëtaren italiane. Legjenda verdhekuqe vlerëson punën e Gian Piero Gasperinit, e sheh Romën si pretendente për titullin dhe nuk e përjashton mundësinë që Interi të triumfojë në Europë. Cili është lojtari më i spikatur i Romës në këtë moment? E gjithë skuadra po bën mirë, por nëse duhet të përmend një emër, them trajnerin Gasperini. Ai po krijon një grup të madh, kompakt dhe të bashkuar, që ka dëshirë të tregojë vlerat e veta dhe të fitojë. A mundet kjo Romë ta fitojë titullin kampion, apo i mungon ende diçka? Është një Romë që mund të konkurrojë për titullin....
Burimi:
telesport.al