Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet

Interi, lëvizje të mëdha në mesfushë. Asllani dhe Zielinski drejt largimit, ja kush pëlqehet

Tek Interi është hapur një “revolucion” i vërtetë në repartin e mesfushës. Klubi zikaltër është në kërkim të përforcimeve, por fillimisht duhet të sistemojë disa largime. Ndër të parët në listë për t’u larguar është Kristjan Asllani, edhe Piotr Zielinski duket gjithnjë e më shumë në dyshim. Mesfushori shqiptar, i cili ka ardhur me shumë pritshmëri nga Empoli, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Cristian Chivu, ndaj pritet të largohet me siguri. Pavarësisht interesimit nga Betis Sevilla, shqiptari preferon të qëndrojë në Serie A. Interi po punon për t’i gjetur një sistemim që i përshtatet ambicieve të tij dhe...