Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Interi kërkon 14 milionë euro për kartonin e tij, klubi i Serisë A interesohet për Asllanin
👁10306
Kristjan Asllani pritet të ndajë rrugët me Interin këtë verë. Pas largimit të Simone Inzagit nga roli i trajnerit, skuadra do t’i nënshtrohet një riformimi, për të synuar ndërtimin e një cikli të ri. Ndër lojtarët e shumtë që mund të largohen është edhe Kristjan Asllani. “La Gazzetta dello Sport” raporton se Fiorentina ka bërë një hap përpara për mesfushorin shqiptar. Klubi nga Firencja është interesuar pranë Interit për futbollistin e zikaltërve, por pa paraqitur ende një ofertë zyrtare. Ndërkohë në krahun tjetër Interi dëshiron që të përfitojë nga shitja e Asllanit të njëjtën vlerë që investoi për ta blerë,...