Inter “ringjallet” në pjesën e dytë, Roma e lodhur. “Paqe” në “Olimpico” (video)
Ashtu siç edhe pritej, përballja mes Romës dhe Interit dhuroi spektakël dhe emocione nga minuta e parë deri në fund. Supersfida në “Olimpico” u mbyll në barazim 2-2. Fillimisht sfida u zhbllokua që në minutën e 6-të, ku pas një krosimi në zonë të Paulo Dybala dhe asistit me kokë të Nahuel Molina, ishte Manu Kone që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 32-të, fati ishte në anën e Romës. Goditja e Alessandro Bastoni përplaset në shtyllë. Në minutën e 37-të, Manu Kone gjen golin e dytë, pas një pasimi të Dybala. U desh edhe konfirmimi i VAR-it për golin e dytë të francezit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për kryeqytetasit. Inter e nis vrullshëm pjesën e dytë, ku Lautaro Martinez gjen golin që...
Burimi:
telesport.al