Inter në finale, Moratti: Përjetova të njëjtat emocione dhe lumturi si më 2010

Inter në finale, Moratti: Përjetova të njëjtat emocione dhe lumturi si më 2010

15 vite më vonë, Interi ka eliminuar sërish Barcelonën në gjysmëfinalen e Champions League, duke fituar mundësinë për të ngritur trofeun më 31 maj në Mynih. Nuk do të ketë Tripletë si në vitin 2010, por emocionet e përjetuara në atë 4-3 të pabesueshëm në “San Siro” kanë përshkuar edhe ish-presidentin Massimo Moratti. “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, – komentoi Moratti për “SportMediaset”, – emocionuese në çdo aspekt. Kaluam çdo lloj ndjenje: nga gëzimi fillestar te zhgënjimi për përmbysjen, pastaj në mënyrë heroike erdhi goli i barazimit në fund. Fantastike”. Interi kaloi falë golit të Frattesit në shtesë dhe pritjeve...
Burimi: Telesport.al