Inter me fitore bindëse ndaj Feyenoord, Barcelona dhe PSG kryejnë misionin me sukses (video)

Inter me fitore bindëse ndaj Feyenoord, Barcelona dhe PSG kryejnë misionin me sukses (video)

3 Nëntor 2026 22:54 Telesport Inter ka marrë fitoren e dytë rresht në fazën e grupeve në Champions League. Zikaltrit fituan 0-3 në transfertë ndaj Feyenoord. Inter e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Yann Bisseck në minutën e 8-të, me një goditje të fortë brenda zonës dhe golit me kokë të Pio Esposito në minutën e 34-të. Në minutën e 54-të, Piotr Zielinski shënoi golin e tretë për Interin, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Nuk ka vend për histori në “Estadio de la Ceramica”, aty ku PSG fitoi 0-6 në transfertë ndaj Villarreal. Kampionët në fuqi shënuan 4 gola për 17 minuta në pjesën e parë, Joao Neves 9′, Desire Doue 11′, Senny...