Inteligjenca artificiale mund të zbulojë rrezikun për diabetin e tipit 2 përmes zërit
Një teknologji e re që përdor inteligjencën artificiale për të analizuar ndryshimet në të folur mund të ndihmojë në identifikimin e personave me rrezik për diabet të tipit 2 brenda vetëm pak sekondash, sugjeron një studim i ri. Studiuesit thonë se teknologjia mund të hapë një rrugë të re për depistimin e diabetit, pasi regjistrimet e zërit mund të merren lehtësisht përmes telefonit ose një aplikacioni. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Diabetes UK, më shumë se gjashtë milionë njerëz jetojnë me diabet. Megjithatë, vetëm rreth 4.7 milionë prej tyre kanë një diagnozë zyrtare, ndërsa një numër i konsiderueshëm njerëzish mund ta kenë sëmundjen pa qenë të vetëdijshëm. Simptomat e diabetit mund të zhvillohen gradualisht. Lodhja, etja e tepruar dhe shenja të tjera shpesh nuk...
Burimi:
syri.net