Integrimi në BE/ PS i dorëzon PD-së listën me 41 projektligje që pritet të shqyrtohen nga Kuvendi
FOTO NGA KUVENDI I SHQIPëRISë TIRANË- Një paketë me 41 projektligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian i është dorëzuar grupit parlamentar të Partisë Demokratike nga mazhoranca socialiste. Lista vjen pas kërkesës së opozitës për të pasur një pasqyrë të plotë të akteve ligjore që pritet të shqyrtohen gjatë këtij sesioni parlamentar, në kuadër të procesit të integrimit europian. Dokumenti iu përcoll zyrtarisht opozitës në përfundim të seancës plenare, pas angazhimit të bërë një ditë më parë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla. Gjatë seancës Balla theksoi nevojën për një ritëm tjetër të punës së Kuvendit duke e lidhur atë me kërkesat dhe angazhimet që burojnë nga negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian....
Burimi:
zeri.ai