“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit. Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se vendet kandidate duhet të integrohen gradualisht duke nisur nga tregu i përbashkët dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të BE-së. Kryeministri Rama e krahasoi situatën e vendeve që synojnë anëtarësimin me një familje europiane që ende ka “fëmijë jashtë shtëpisë”. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale që është tregu u përbashkët dhe elementëve të tjerë të rëndësishëm. BE ka 7...