‘Institucion i narkoshtetit’/ Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral! Aty qelbej vendi nga droga
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK si institucion në varësi të narkoshtetit të Edi Ramës dhe se ambjentet e brendshme kutërbonin nga droga. Pas daljes nga SPAK, në kuadër të masës antiligjore të ‘detyrimit të paraqitjes’, Berisha theksoi se Prokuroria e Posaçme ka aministuar krimin monstruoz elektoral të zgjedhjeve të 2025-ës. Berisha: Edhe njëherë dua të denoncoj krimin monstruoz të amnistisë nga ky institucion partiak të krimit elektoral. Krimi elektoral në Shqipëri është sot i certifikuar me dokumentet më themelore të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Krimi elektoral në Shqipëri ka arritur formën më të egër, më barbare, atë që quhet parti-shtet. Institucionet më serioze ndërkombëtare, ODIHR, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamentin Evropian kanë gjetur se zgjedhjet...
Burimi:
gijotina.com