Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ekstradohet nga Italia biznesmeni Davide Pecorelli
👁9292
Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Dorjana Bezat. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.