Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione

Individët po investojnë më pak në bono dhe obligacione

Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë janë në rënie për të dytin vit radhazi.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 6-mujorin 2025, individët investuan 14.6 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 20.3% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 4224, me një rënie vjetore prej 30.3%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 11.24 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 23.4%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 3.34 miliardë lekë, 7.7% më pak...