Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Finlanda ka vendosur të thërrasë ambasadorin e Rusisë në Helsinki pas incidentit me dronë të regjistruar pranë aeroportit të Leipzig në Gjermani.Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, gjatë mbërritjes në takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Irlandë. Valtonen deklaroi se Helsinki mbështet përpjekjet e Gjermanisë për të rritur presionin ndaj Moskës lidhur me incidentin. Sipas autoriteteve gjermane, në fillim të gushtit pranë një avioni ukrainas transportues në aeroportin e Leipzig u zbulua një dron që dyshohet se ishte i pajisur me eksplozivë.Në të njëjtën zonë u gjet edhe një dron i dytë, i cili, sipas qeverisë gjermane, kishte gjithashtu shenja se mund të mbante lëndë shpërthyese.Qeveria gjermane ka bërë përgjegjëse Rusinë për incidentin, ndërsa çështja ka...