Incident misterioz në laboratorin rus, dyshime për një bakter të ri që shkakton murtajën pneumonike
Një incident në një laborator në Siberi ka ngritur alarmin për një sëmundje misterioze, potencialisht vdekjeprurëse, ndërsa autoritetet ruse po hetojnë mundësinë e një rasti të murtajës pneumonike. Në qendër të vëmendjes është qyteti i Irkutskut, ku një 28-vjeçare, punonjëse e një instituti kërkimor të specializuar në studimin e murtajës, humbi jetën pasi u shtrua me pneumoni të rëndë, ndërsa shkaku i saktë i sëmundjes ende nuk është përcaktuar. Rasti mori vëmendje të veçantë për shkak se gruaja punonte në laboratorin e Institutit të Kërkimeve Kundër Murtajës. Mediat kanë raportuar për një incident të mundshëm në laborator, ku pretendohet se mund të jetë thyer një epruvetë që përmbante bakterin e murtajës. Por ky version është hedhur poshtë nga autoritetet shëndetësore në Rusi. Moska këmbëngul se...
Burimi:
syri.net