Inceneratori i Tiranës, GJKKO jep vendimin më 16 Prill

Inceneratori i Tiranës, GJKKO jep vendimin më 16 Prill

Vendimi për çështjen e inceneratorit të Tiranës do të jepet më 16 Prill.Sipas Klan News mësohet se ky vendim u mor në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Kujtojmë se në lidhje me këtë çështje, ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajshëm për dyshimet që ka ngritur SPAK ndaj tij se shpërdoroi detyrën gjatë dhënies së koncesionit.Por ndryshe mendon SPAK, e cila për të gjithë të pandehurit për inceneratorin e Tiranës kërkon dënimin me 26 vite burg në total, duke argumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetri dhe në dijeni të ish-ministrit kanë favorizuar kompaninë fituese të koncesionit. Për inceneratorin...
Burimi: Opinion.al