Ina Zhupa takim me eurodeputetët: Kërkojmë qeveri tranzitore pa Edi Ramën

Ina Zhupa takim me eurodeputetët: Kërkojmë qeveri tranzitore pa Edi Ramën

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me eurodeputetët e Komisionit për Transportin dhe Turizmin të Parlamentit Europian, ku ka paraqitur qëndrimet e opozitës për situatën politike në Shqipëri. Deputetja kërkoi mbështetjen e institucioneve europiane për krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Dhuna barbare ndaj studentëve dhe situata politike në Shqipëri duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e institucioneve europiane! Në takimin me eurodeputetët, anëtarë të Komisionit për Transportin dhe Turizmin (TRAN) të Parlamentit Europian, i informova për situatën aktuale në vend dhe protestën e jashtëzakonshme të studentëve shqiptarë. Pas 136 ditësh protestë paqësore, të cilën qeveria e injoroi totalisht, studentët iu drejtuan në mënyrë simbolike me gur institucioneve,...