In memoriam Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë
Nga Ben Andoni Një vit më parë, mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti do të mbyllte sytë përgjithnjë në Tiranë. Në një moshë ku vdekja të vigjilon dhe individi e pret sipas formimit, traditës dhe filozofisë të jetës. Anagnosti e bëri kapërcimin e tij sublim thjesht dhe pa zhurmë. I ndjeri bën pjesë në ato lloj personazhesh që ka disa jetë dhe në një moment ato shkrihen të gjitha në një lloj përjetësie. Kjo e tija ishte vendi ku morali, intelekti bashkohej me dashurinë e përkorë për atdheun. Anagnosti kishte kohë që dialogonte me vdekjen. Në filma disi më i tërhequr, por në punën e tij poetike dhe eseistike vazhdimisht; ai e përballte, e tallte, e priste dhe e nderonte vdekjen. Dukej, sikur po e...
Burimi:
javanews.al