Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Immobile rikthehet në Serie A
Pas vetëm një sezoni në Superligën turke, Ciro Immobile do të largohet. Sulmuesi italian i ka dhënë lamtumirën Besiktasit për t’u transferuar përfundimisht tek Bologna në Serie A. Siç raporton Fabrizio Romano, klubi italian ka gjetur marrëveshjen me Ciro Immobilen së fundmi. Sulmuesi 35-vjeçar do të firmosë kontratë 1-vjeçare me klubin, me opsion për një vit shtesë. Për herë të fundit në Serie A, Ciro Immobile luajti për Lazion ku qëndroi 8 vite. Në 30 ndeshje të zhvilluara me Besiktasin në Superligën turke, italiani shënoi 15 gola me bardhezinjtë.