Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ilir Proda nga Berati: Rendi duhet të mirëorganizohet, SEPCA është garancia për sigurinë rajonale
Në qytetin historik të Beratit janë zhvilluar punimet e Asamblesë Rajonale të Drejtuesve të Policive të Europës Juglindore, një forum i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal në kuadër të presidencës shqiptare të SEPCA-s për vitin 2025. Policia e Shtetit, në rolin e Presidentes së SEPCA-s, po udhëheq këtë nismë me qëllim forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik, kontrabandës së emigrantëve dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes strukturave hetimore e operacionale në rajon. Në ceremoninë zyrtare morën pjesë drejtues të lartë të policive të vendeve të Ballkanit, përfaqësues të organizatave partnere, si dhe zëvendësministri i Brendshëm i Shqipërisë, Hodaj. Fjalën...