Iliana Yotova zgjidhet presidente e Bullgarisë, bëhet gruaja e parë në krye të shtetit
Bullgaria do të ketë për herë të parë një grua në postin e presidentes së Republikës. Iliana Yotova ka fituar balotazhin presidencial, duke siguruar një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalit të saj properëndimor, Andrei Gurov. Qytetarët bullgarë kanë zgjedhur Iliana Yotovën si presidente të re të vendit, në një proces zgjedhor që shënon një moment historik për Bullgarinë, pasi ajo bëhet gruaja e parë që merr postin më të lartë shtetëror. Sipas rezultateve të raportuara, me 99.95% të qendrave të votimit të numëruara, Yotova ka siguruar 57.58% të votave, ndërsa kundërshtari i saj, kandidati pro-perëndimor Andrei Gurov, ka marrë 39.47%. Ndërkohë, 2.95% e votuesve kanë zgjedhur alternativën “Asnjëri”. Megjithatë, një nga elementet që ka shoqëruar procesin zgjedhor është pjesëmarrja e ulët. Vetëm rreth 1.1 milion...
Burimi:
kohajone.com