Ikonat shqiptare në Francë, ekspozita në Chambéry do të qëndrojë e hapur deri në janar (video)
Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar”, e çelur në qershor të këtij viti në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francës, do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2027 për shkak të interesit të lartë të publikut. Ekspozita prezanton rreth 50 ikona nga koleksioni i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, duke sjellë për publikun francez një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë artistike shqiptare. Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, u shpreh se ekspozita do të vazhdojë të mirëpresë vizitorë edhe për disa muaj. “Muzeu i Artit Mesjetar do të vazhdojë të ekspozojë rreth 50 ikona në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry deri më 3 janar 2027. Është një lajm...
Burimi:
kultplus.com