Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shemb objektin 2-katësh me strukturë betoni
Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë zonë. ‘Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore’, thotë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.