IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

IKMT shemb me eksploziv ndërtesën e fundit në Theth

Është shembur dhe ndërtesa e fundit pa leje në zonën e Thethit. Sipas burimeve, ndërtesë trekatëshe u shemb në mënyrë të kontrolluar përmes lëndës shpërthyese. Kështu, aksioni i IKMT-së në Theth përfundoi ditën e sotme. Kujtojmë se pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, nisi aksioni rreth një javë i IKMT-së, duke çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i Parkut Kombëtar.
Burimi: Opinion.al