Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Igli Tare udhëton drejt Belgjikës me misioni për të veshur Jasharin kuqezi, do të takohet kokë më kokë me drejtuesit e klubit
Ardon Jashari është një nga objektivat më të rëndësishëm të Milanit në këtë merkato transferimesh. Mosha e tij mjaft e re dhe fakti që shihet si një nga talentet më premtues në Europë në rolin e tij, e bëjnë mesfushorin shqiptar profilin ideal për të investuar. Sipas gazetarit belg, Sasha Tavolieri, Igli Tare ka udhëtuar sot drejt Blegjikës. Drejtori sportiv i Milanit do të takohet kokë më kokë me drejtuesit e Klub Bryzhit për të arritur një marrëveshje për blerjen e kartonit të Ardon Jasharit. Tare synon që të gjejë gjuhën e përbashkët për një shifër prej 35 milionë eurosh...