Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash në dosjen e Ballukut
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare është paraqitur këtë të hënë (31 gusht) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ai po hetohet nën dyshimet për pastrim parash në bashkëpunim me ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Në fund të korrikut, SPAK ushtroi kontroll në dy vila në pronësi të tij në Palasë. Ndërsa më herët, është sekuestruar një vilë në Dhërmi, e regjistruar në emrin e tij, por që dyshohet se është në pronësi të tërthortë të Ballukut. Kjo e fundit po hetohet për korrupsion e pastrim parash, ndërsa është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera.
Burimi:
gijotina.com