IDU reagon për protestat në Shqipëri: Të ndalet dhuna!

IDU reagon për protestat në Shqipëri: Të ndalet dhuna!

Unioni Ndërkombëtar Demokratik (IDU) ka reaguar për protestat e studentëve në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë të ndalojnë dhunën ndaj protestuesve. Në deklaratën e publikuar, IDU kërkon gjithashtu shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në reagimin e tij, Unioni Ndërkombëtar Demokratik shpreh shqetësim për përshkallëzimin e protestave, të cilat nisën në Tiranë më 13 tetor dhe, sipas deklaratës, janë përhapur edhe përtej kryeqytetit. Reagimi: Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) është thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i trazirave në Shqipëri, ku protestat e udhëhequra nga studentët që filluan në Tiranë më 13 tetor 2026, tani janë përhapur përtej kryeqytetit. E drejta për tubim paqësor dhe liria e shprehjes janë gurë themeli i çdo shoqërie demokratike. IDU i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë...